Në një ndeshje dramatike dhe të pabesueshme, Barcelona ka fituar 5-2 kundër Real Madridit, duke siguruar Superkupën e Spanjës.
Pas një pjese të parë të jashtëzakonshme, ku katalanasit udhëhoqën me 4-1, ata shtuan edhe një gol tjetër.
Për 5:1 shënoi Raphinha në minutën e 48-të. Braziliani shënoi supergol.
Ndërsa, Rodrygo ka shënuar supergol për Real Madridin.
Ai në minutën e 60-të shënoi nga gjuajtja e lirë dhe e ka ngushtuar rezultatin në 5:2.
Kjo fitore e sigurt për Barcelonën konfirmon dominimin e saj në këtë përballje epike të El Clasicos.