Me Alejandro Balde që do të zëvendësojë të dëmtuarin Jose Gaya, Barcelona do të thyejë një rekord në historinë e Kupës së Botës bën të ditur Marca.
Me 17 lojtarë në Katar, Blaugrana bëhet klubi me më shumë lojtarë në një Kupë Bote në historinë e turneut.
Lojtarët e Barcelonës shkojnë në Kupën e Botës
Ter Stegen (Gjermani) Araujo (Uruguaj), Christensen (Danimarkë), Kounde (Francë), Alba (Spanjë), Eric Garcia (Spanjë) Balde (Spanjë), Busquets (Spanjë), Pedri (Spanjë), Gavi (Spanjë), De Jong (Holandë) Ferran (Spanjë), Ansu Fati (Spanjë), Memphis Depay (Holandë), Lewandoëski (Poloni) Dembele (Francë) dhe Raphinha (Brazil) formojnë një legjion Blaugrana të shpërndarë në tetë skuadra, shumë prej tyre pretendojnë për të fituar Kupa e Botës.
Një portier, gjashtë mbrojtës, katër mesfushorë dhe gjashtë lojtarë sulmues përbëjnë armadën e Barcelonës në Katar.
Bayern Munich dhe Manchester City, me përkatësisht 16 lojtarë, pasojnë Barcelonën në këtë renditje. Vendi me më shumë lojtarë të Barcelonës është Spanja, me tetë.
Me pothuajse të gjithë skuadrën që udhëton drejt Katarit, rifillimi i stërvitjeve për Xavi duket një detyrë e vështirë.