“Barnatorja” përmbyll me sukses misionin për këtë vit

Iniciativa “Barnatorja”, një bashkëpunim mes emisionit “Radar” me Edita Dolin, në Radio Dukagjini, ushtarëve të“Radar-it’ dhe MN Farm sot u realizua për të fundit herë për këtë vit. Drejtuesja e emisionit Edita Doli, falënderoi të gjithë dëgjuesit e Radio Dukagjinit që e mundësuan që kjo iniciativë humanitare të realizohet me sukses

Ilustrim

Iniciativa “Barnatorja”, një bashkëpunim mes emisionit “Radar” me Edita Dolin, në Radio Dukagjini, ushtarëve të“Radar-it’ dhe MN Farm e cila gjendet në hyrje të QKUK-së në Prishtinë, sot u realizua për të fundit herë për këtë vit.

Çdo javë për muaj të tërë “Barnatorja”, ishte afër pacientëve që trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e që nuk kishin mundësi t’i paguajnë medikamentet për sëmundjet që ata përballen dhe përmes kësaj iniciative atyre iu ofrua mundësia që t’i marrin medikamentet falas.

Dhe kjo padyshim se e ka bërë të lumtur të gjithë ekipin e “Radarit”, derisa drejtuesja e emisionit Edita Doli, falenderoi të gjithë dëgjuesit e Radio Dukagjinit që e mundësuan që kjo iniciativë humanitare të realizohet me sukses.

“Kur sheh rradhë të gjata që presin për t’u furnizuar falas me medikamente emocionohemi të gjithë, sepse edhe për këto familje është vështirë. Jemi munduar dhe nuk jemi kursyer aspak që për çdo javë të jemi afër familjeve nevojtare. Por, për realizimin e “Barnatores” falenderojmë edhe ata që na ndihmuan me urimin për gëzime në familjet e tyre”, ka thënë Doli.

Edhe pronarja e MN Farm, Majlinda Nushi, u shpreh e lumtur që kjo iniciativë i’a mundësojë t’a tregoj shpirtin human.

“Duhet t’i thërrasim mendjes, t’a ndihmojmë njëri tjetrin, sidomos ata që kanë nevojë, kjo na ndihmon për të ecur përpara. Dera e MN Farm gjithmonë do të jetë e hapur për “Radarin” dhe iniciativat humanitare. Është e jashtëzakonshme ndjenja kur e sheh gëzimin në sytë e secilit pacientë që merr medikamentet falas. Kjo na lumturon që sado pak edhe ne kemi dhënë kontributin tonë”, ka thënë Nushi.

Në javën e fundit të vitit 2022, iniciativa “Barnatorja”, ndihmoi pacientët me 2 mijë e 660 euro, MN Farm liron 10% të shumës.

Iniciativa “Barnatorja” u realizua drejpërdrejt në RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika