Barrikadat ende vazhdojnë të jenë prezente në Jarinjë e Bërnjak

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak gjatë natës nuk ka pasur ndonjë incident, ndërsa barrikadat ende nuk janë larguar

Foto: REL

Pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të bllokuara nga serbët lokalë të cilët që nga dje kanë vendosur barrikada në këto dy pikëkalime kufitare.

Kështu tha për portali Dukagjini, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Besim Hoti.

“Gjendja nuk ka ndryshuar, barrikadat janë ende prezente aty, por të shohim sot gjatë ditës se çfarë do të ndodhë pas vendimit që është marrë. Nuk ka pasur incidente gjatë natës”, tha Hoti.

Më 31 korrik, serbët e Veriut vendosën në rrugë kamionë dhe mjete të tjera të rënda për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë implementimin e vendimeve të reciprocitetit me letërnjoftime me Serbinë dhe atë për targa, ndërkaq në mesnatë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka filluar zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për pajisje me dokumentin hyrje-dalje në pikat kufitare të Kosovës deri sa të largohen barrikadat në Veri të vendit.

Vendimi i parë i 29 qershorit i Qeverisë së Kosovës, parasheh lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë personat që posedojnë dokumente serbe.

Ndërkaq, vendimi i dytë parasheh që të gjithë pronarët e makinave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga Serbia – të mund të regjistrojnë makinat e tyre në targat RKS (Republika e Kosovës).

Po ashtu, më 31 korrik, Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka pasur ndonjë polic apo qytetar të lënduar.

“Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policor”.

Kështu thotë njoftimi zyrtar i Policisë së Kosovës, teksa iu kanë bërë thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve që të “mos bien pre e informacioneve-lajme të rreme, të cilat kanë tendencë destabilizimin e situatës dhe krijimin e panikut”.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika