“Barrikadat në veri, zgjidhjen e kanë në Bruksel”

Ka 13 ditë që nuk po gjendet një zgjidhje për heqjen e barrikadave në veri. Ndërkohë, derisa opozita kërkojnë të mos shkoj ky problem në Bruksel, njohësit e rrethanave politike thonë se problemi i vendosjes së barrikadave është politik dhe si i tillë zgjidhet vetëm me marrëveshje politike në Bruksel

I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak(majtas), kryeministri i Kosovës, Albin Kurti(në mes), dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq(djathtas)

Edhe një ditë tjetër ka kaluar pa zgjidhje për çështjen e barrikadave në Veri të vendit.

Pavarësisht se është thënë se zgjidhja do të gjendet kryesisht nga ndërkombëtarët, por këtu nuk ka rezultate tash e 13 ditë.

Kjo çështje rekomandohet të kalojë në kuadër të dialogut të Brukselit, aty ku zgjidhjet janë politike.

“Ky problem që kemi natyrisht që ka bazën politike dhe problemet politike zgjidhjen me marrëveshje politike, dhe për këtë natyrisht që duhet të zgjidhet me dialogun në Bruksel”, ka theksuar Visar Ymeri, “Musine Kokalari”.

Opozita që janë zë kritik i qeverisjes së Kurtit, kërkojnë që çështja e barrikadave të veriut të mos shkojë drejt kryeqendrës evropiane dhe se çdo veprim në çështjet e sigurisë duhet të jetë i bashkërenduar me KFOR-in.

“Ne i themi Qeverisë së Kosovës që duhet të veprohet dhe nuk guxon që situate në veri të bëhet monedhë e kusuritjes në bruksel dhe fare nuk guxon të dialogohet sepse aty është territor i Kosovës, në koordinim ndëkrombëtarë e sidomos me KFOR-in”, ka deklaruar Pal Lekaj, AAK.

Por, zgjidhje në Bruksel nuk shohin partia në pushtet.

“Çështja e veriut asessi nuk është cështje për dialog në Bruksel, kjo është cështje e brendshme e politikës së Kosovës dhe këtu është duke u zbatuar sundimi i ligjit.. kjo iu prish punë vetëm bandave kriminale”, ka thkesuar Enver Dugolli, LVV.

Televizioni Dukagjini ka pyetur edhe Qeverinë e Kosovës dhe Brukselin zyrtar në rast se është planifikuar ndonjë takim i kryenegociatorëve mirëpo këto institucione nuk kanë dhënë përgjigje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika