Barten nga IML-ja trupat e tre kriminelëve serb që sulmuan Policinë në veri

Tashmë janë bartur nga IML-ja trupat e tre kriminelëve serb të vrarë në veri nga Policia e Kosovës

Trupat e tre kriminelëve serb të vrarë në veri nga Policia e Kosovës janë bartur nga IML-ja këtë të shtunë.

Trupat e tyre janë marrë nga familjarët.

Këtë për Dukagjinin e ka konfirmuar Dr. Ditor Haliti.

Të dielën e 24 shtatorit, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit është sulmuar Policia e Kosovës nga grupi terrorist serb.

Nga ky sulm mbet i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, i plagosur zyrtari policor Alban Rashiti dhe disa të tjerë të lënduar, derisa Policia e Kosovës ka vrarë tre pjesëtarë të grupit terrorist serb.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika