Basha: I bëj thirrje Beogradit ta dënojë sulmin ndaj Policisë së Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i tronditur lidhur me rastin dhe u ka bërë thirrje autoriteteve të Beogradit të dënojnë sulmin ndaj Policisë së Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me vrasjen e një zyrtari policor dhe plagosjen e një tjetri në Banjskë të Zveçanit, sot në orët e para të mëngjesit.

Basha është shprehur i tronditur lidhur me rastin dhe u ka bërë thirrje autoriteteve të Beogradit të dënojnë sulmin ndaj Policisë së Kosovës.

“Ju bëj thirrje autoriteteve të Beogradit të dënojnë dhe të distancohen prerazi nga kjo ngjarje e rëndë dhe nga gjuha e aktet destabilizuese”, ka shkruar Basha.

Basha ka theksuar se janë “në krah” të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe autoriteteve të vendit teksa punojnë për vënien e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë para drejtësisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika