Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Dimal Basha, e ka akuzuar rëndë deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës LDK-së dhe ish-kryeministrin, Avdullah Hoti, duke i thënë se “Nuk mundesh edhe flamurin e Amerikës, edhe argatin e Vuçiqit”.
Ky reagim i Bashës erdhi pas deklaratës së Hotit, i cili e quajti antiamerikane Qeverinë aktuale dhe se LDK e ka pasur mirë kur e kanë rrëzuar Qevrinë Kurti 1 në vitin 2020.
Basha iu drejtua Hotit duke i thënë “Mirë që e ke pranuar që ‘razumesh po malo,’ se me pas marrë vesh ma shumë ma n’hije ishi kanë”.
Reagimi i Hotit vjen pas sanksioneve të ShBA-së ndaj Kosovës, ku ia ka ndaluar pjesëmarrjen në Defender 23.
Vendimi i ShBA-së erdhi pas moskoordinimit nga Qeveria e Kosovës, në lidhje me aksionet në veri të vendit.