Basha: PD nuk ka marrë kurrë financim të huaj, aq më pak me burim rus

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kategorikisht ka mohuar akuzat se sa kishte qenë ai i pari i PD-së, të këtë marrë financim nga Rusia

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzimi Basha

Ish-kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, i ka mohuar akuzat se partia që kishte udhëhequr ka pranuar financim nga Rusia.

Basha për këtë çështje ka shkruar dhe në rrjetin tij social Twitter, ku ka thënë se “Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus”.

Më tej, ai ka theksuar se Partia Demokratike kishte kërkuar zyrtarisht nga drejtësia t’i zbulojë të vërtetën, sipas tij drejtësia  i kishte hedhur poshtë këto pretendime për financime të huaja.

“Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik SHBA, dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE”, ka shkruar në Twitter Basha.

Ky reagim kishte ardhur pasi një zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte thënë për mediumin Zërit i Amerikës se Partia Demokratike i kishte marrë rreth 500 mijë dollarë nga Rusia nëpërmjet firmave fiktive.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika