Basha për vrasjen e policit në Fier: Autori është person tepër i rrezikshëm

Policia e Shqipërisë ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e 23-vjeçarit A.M., që dyshohet se kishte vrarë me armë zjarri policin N.C

Faik Basha- Ekspert i çështjes së Sigurisë, në emisionin "FIVE".

Policia e Shtetit në Shqipëri po kërkon 23-vjeçarin që vrau policin në Fier, ku kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar të dyshuarin.

Faik Basha, ekspert i çështjes së Sigurisë, ka thënë se sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Shqipëri dhe ditë e zezë për Policinë e Shqipërisë ku ka mbetur i vrarë një polic 28-vjeçar.

“A.M vjen nga një familje që nuk e ka për herë të parë krimin apo tentativën e vrasjes, vëllai i tij është akuzuar për vrasje në 2019-tën, kështu që kanë patur aktivitete kriminale të vazhdueshme,” ka thënë Basha.

Ai ka thënë se është me rëndësi që të arrestohet sa më shpejt autori i ngjarjes.

“Autori kuptohet që është një person tepër i rrezikshëm për strukturat e policisë dhe qytetarët, është mobilizuar gjithë struktura e policisë lokale mbështetur nga RENEA mjete të specializuara dhe me dronë e qenë gjurmimi,” tha Basha në emisionin “FIVE”.

Basha bëri të ditur po ashtu se është bërë thirrje edhe nga drejtori i policisë së qarkut që ai të dorëzohet.

Policia shqiptare ofron 30 mijë euro dëmshpërblim për kapjen e 23-vjeçarit që vrau policin

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika