Basha: S’duhet të shkojmë në zgjedhje, kemi ende punë të mira që jemi duke bërë për qytetarët

"Le të bëhen bashkë opozita, se janë ndarë. Unë nuk mendoj që duhet të shkojmë në zgjedhje, kemi punë të mira që jemi duke bërë deri në fund të mandatit", ka thënë Basha në emisionin "FIVE"

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha në lidhje me paralajmërimet për zgjedhje të parakohshme në vend i ka propozuar opozitës të bashkohet dhe të bëjë mocionin e jo të jetë e ndarë.

Sipas Bashës, nuk është e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje, pasi siç thotë ai qeveria është duke bërë punë të mira për qytetarët dhe këtë duhet ta bëjë deri në fund të mandatit.

“Kemi shumë projekte, jemi rehat në kryerjen e punëve të mira që janë duke u bërë për qytetarët, puna e mirë që e bëjmë na bën të jemi rehat dhe komod. Le të bëhen bashkë opozita, se janë ndarë. Unë nuk mendoj që duhet të shkojmë në zgjedhje, kemi punë të mira që jemi duke bërë deri në fund të mandatit”, ka thënë Basha në emisionin “FIVE”.

Basha ka kritikuar opozitën duke thënë se kanë mbajtur ditë zie vetëm pse janë mbyllur disa kafiteri në Prishtinë duke thënë se është e “lodhtë”.

Ndërsa siç thotë ai, qeveria Kurti është “shembull” në rajon.

“Tërë ditën kanë mbajtur zi vetëm pse u mbyll një kafiteri në Prishtinë. Janë duke bërë punë të lodhët. Kam frikë se po të kthehen në pushtet këta kthehet edhe Radojciqi”, ka vijuar ai.

“Ka vdekur çështja e dinarit, Lajçaku ka dështuar”

Basha ka inistuar që qeveria nuk ka diskutuar për dinarin në takimet në Bruksel duke thënë se zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi nuk ka deklaruar një gjë të tillë.

Ai thotë se çështja e dinarit ka vdekur dhe për këtë nuk është diskutuar në takimet në Bruksel.

Deputeti i VV-së tutje ka thënë se emisari i BE-së, Miroslav Lajçak ka dështuar në mënyrë spektakolare në dialogun Kosovë-Serbi dhe siç thotë ai për këtë është duke pritur të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika