Deri në dy orë janë duke pritur mërgimtarët për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë.
Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë të ditur se bashkatdhetarët po presin në një kolonë prej 700 metrash për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë.
Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë deri në 40 minuta, e që kolona shkon deri në 200 metra.
Në pikat e tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.
Ndryshe, të martën në mbrëmje, Policia e Kosovës ua rikujtoi qytetarëve për mundësinë e udhëtimit edhe përmes pikave të tjera kufitare në mënyrë që të evitohen pritjet e gjata në Merdarë.