Bashkë me “qytetaren më të re të Shqipërisë”, Rama e uron Festën e Flamurit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar festën e 28 Nëntorit bashkë me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me artisten Dua Lipa





Përvjetorin e 110-të të festës së flamurit kombëtar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur ta urojë me “qytetaren më të re të Shqipërisë”, Dua Lipën.

Dua Lipa pritet të performojë për nder të 28 Nëntorit në Sheshin Skënderbej, në Shqipëri.

“Dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, në këtë ditë të bekuar të kombit tonë, që do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej”, ka shkruar Rama në Facebook.

Presidenti i Shqipërisë, Bajrgam Begaj dhe këngëtarja Dua Lipa

Një ditë më parë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj i ka dhënë shtetësinë shqiptare Dua Lipës, artistes që i ka thyer kufijtë ndërkombëtarë me talentin e saj muzikor.

Dua Lipa është shprehur falënderuese ndaj presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “Po ndihem shumë krenare”, ka potencuar këngëtarja Dua Lipa.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika