Bashkëpunëtori i Pacollit për Naim Murselin: Sot drejtësia nisi procesin ndaj një monstrumi

Jetlir Zyberaji, ka karakterizuar Naim Murselin, të dyshuarin për inskenimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, si një monstrum. Zyberaj ka theksuar se Murseli është përpjekur të mbulojë aktin e tij të tmerrshëm me një pamje të qetë dhe madje humaniste

Jetlir Zyberaj, bashkëpunëtori i ngushtë i ish-presidentit Behgjet Pacolli e ka quajtur monstrum, Naim Murselin, të dyshuarin për inskenimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Zyberaj ka thënë se se Murseli në mënyrë dinake dhe të pabesë është fshehur si qetë e madje edhe humanist.

“Sot drejtësia nisi procesin ndaj një monstrumi, Naim Murselit. Në mënyrë dinake dhe të pabesë, ashtu siç kreu aktin mizor ndaj një nëne, ndaj gruas së tij, ai është fshehur mes nesh, duke u paraqitur i qetë dhe i sjellshëm, madje edhe humanist. Procesi që nis sot është një sfidë për të parandaluar njëherë e mirë Naimët e tjerë, të cilët vrasin tinëzisht natën dhe qajnë ditën”, ka shkruar në Facebook ish-shefi i stafit të presidentit sa ishe Pacolli në krye të shtetit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika