Bashkëpunimi ekonomik tema kryesor e takimit në mes të Hajdarit dhe Ambasadorit nga Katari, Ali bin Hamad Al Marri

Ministrja Rozeta Hajdari, ka pritur në takim ambasadorin e Katarit në Shqipëri me një delegacion nga ky shtet, ku ajo i ka njohur me mundësit e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe Ambasadori i Katarit në Shqipëri, Ali Bin Hamad Al Marri

Ministria e  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është vizatuar nga delegacionin nga Katari të kryesuar nga Ambasadori i Shtetit të Katarit, Ali bin Hamad Al Marri të cilët u priten nga Ministrja Rozeta Hajdari.

Tutje sipas Komunikatës së Ministrisë s Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në këtë takim kanë biseduar “me Autoritetin Investues të Katarit në krye me Drejtorin Rajonal të Zhvillimit të Biznesit Mubarak Abdulaziz Al-Khulaifi”, për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik në  mes të Kosovës dhe Katarit.

“Ministrja Hajdari dhe Ambasadori Al Marri konfirmuan gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në sektorë të ndryshëm të industrisë, tregtisë, turizmit, e të tjera”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit të ministrisë, aty delegacion nga Katari, u njoh me rezultatet pozitive të qeverisjes së tanishme, në rritjen e treguesve ekonomik dhe të demokracisë në Republikën e Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika