Bashkëpunimi i shtëpisë botuese “Dukagjini” me “Pearson Education” vlerësohet si pozitiv për sistemin arsimor

"Edhe këtë vit, bashkëpunimi i shtëpisë botuese "Dukagjini" me "Pearson Education" është vlerësuar pozitivisht dhe është aprovuar nga MAShTI për përdorimin e teksteve të gjuhës angleze në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës", ka njoftuar shtëpia botuese, "Dukagjini"

Shtëpia botuese "Dukagjini"

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se edhe këtë vit bashkëpunimi me botuesin arsimor britanik “Pearson Education”, është vlerësuar pozitivisht dhe aprovuar nga Ministria e Arsimit për përdorimin e teksteve të gjuhës angleze në sistemin arsimor të Kosovës.

“Edhe këtë vit, bashkëpunimi i shtëpisë botuese “Dukagjini” me “Pearson Education” është vlerësuar pozitivisht dhe është aprovuar nga MAShTI për përdorimin e teksteve të gjuhës angleze në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e “Dukagjinit”.

Ndër të tjera thuhet se botuesi arsimor britanik “Pearson”-i ka kontribuuar në aspekte të ndryshme të arsimit, duke përfshirë zhvillimin dhe shpërndarjen e materialeve arsimore, shfrytëzimin e teknologjisë “në procesin e të mësuarit – si inovator në digjitalizimin e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera didaktike – procesin e vlerësimit, si dhe mbështetjen e pakusht për mësimdhënësit kosovarë”.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika