Japonia do ta mbështetë Kosovën në zhvillimin e sistemit shëndetësor

Japonia ka shprehur gatishmërinë ta ndihmojë Kosovës për ta përmirësuar infrastrukturën spitalore, fuqizimin e kapaciteteve dhe trajnimin e stafit shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, dhe Keisuke Yamanaca, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Japonisë, më datën 8 gusht të vitit 2022

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, është takuar me Keisuke Yamanaca, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, me të cilin ka diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në sistemin shëndetësor të Kosovës.

Tutje, Yamanaca ka shprehur, “gatishmërinë e Qeverisë së Japonisë që ta mbështesë Kosovën edhe më tutje në zhvillimin e sistemit shëndetësor”.

Në këtë takimi vëmendje i është kushtuar “vazhdimit të bashkëpunimit në projektet të tjera, që kanë të bëjnë në përmirësimin e infrastrukturës spitalore, fuqizimin e kapaciteteve dhe trajnimin e stafit shëndetësor”.

I pari i Shëndetësisë në Kosovë ka shprehur mirënjohje ndaj shtetit të Japonisë pasi kishte kontribuuar për Kosovën, duke i dhuruar pajisje, aparaturë të nevojshme dhe barna antiCovid-19, jo vetëm QKUK-së, por edhe spitaleve rajonale.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika