Bashkëshorti i Albulena Haxhiut emërohet këshilltar i ministrit, Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se bashkëshorti i Ministres së Drejtësisë do të jetë pjesë e ekipit të tij, përkatësisht, në pozicionin e këshilltarit të jashtëm politik

Alban Krasniqi dhe Albulena Haxhiu

Alban Krasniqi, bashkëshorti i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i është bashkuar ekipit të Elbert Krasniqit në pozicionin e këshilltarit të jashtëm politik.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Alban Krasniqi i bashkohet ekipit tim, si këshilltar i jashtëm politik, përvoja e tij në qeverisjen lokale është tejet e dobishme dhe për këtë arsyje ndihem i nderuam që ai është tashmë pjesë e ekipit tonë, duke dhënë këtë kontribut pro bono (pa pagesë), pra pa ndikuar në buxhetin e shtetit”, ka shkruar Krasniqi.

Bazuar në vendimin e Ministrisë, mandati i këshilltarit Krasniqi fillon me datë 5 gusht të këtij viti.

Ndër të tjera, në vendim thuhet se ai nuk do të paguhet nga Buxheti i Republikës së Kosovës dhe se të ardhurat mund të sigurohen përmes donatorëvë të ndryshëm të jashtëm.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika