Bashkëshortja e Rexhep Selimit sqaron rastin për “shkarkimin” e avokatit mbrojtës

Deputetja e LVV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, njëherit bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka deklaruar se për shkaqe shëndetësore avokati David Young do të jetë bashkavokat në rastin e Selimit në Gjykatën Speciale, me avokatin kryesor Geoffrey Roberts

Ish-luftëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, njëherësh bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka bërë një sqarim për avokatin David Young, për të cilin, Gjykata Speciale kishte njoftuar se nuk do ta mbrojë më ish-anëtarin e UÇK-së.

Mehmeti – Selimi ka deklaruar se avokati David Young mbetet pjesë e ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit, por që për shkak të shëndetit të tij, avokat kryesor do të jetë Geoffrey Roberts.

“Të nderuar qytetarë, e ndjej obligim të bëj këtë sqarim në lidhje me lajmin që po qarkullon sot nëpër medie se Rexhep Selimi ka larguar nga ekipi avokatin e tij z. David Young. Ky është një keqinformim që i bëhet publikut. z. David Young mbetet akoma pjesë integrale e ekipit të mbrojtjes së Rexhep Selimit. Megjithatë, për arsye shëndetësore është vendosur në bashkëpunim me z. Young që për një periudhë të pacaktuar avokat kryesor të jetë z. Geoffrey Roberts, kurse bashkavokat z. David Young”, thuhet në reagimin e saj.

Po ashtu, ajo ka shtuar se “Ekipa mbrojtëse e Rexhep Selimit vazhdon punën si gjithmonë – me intenzitetin dhe harmoninë e zakonshme”.

“Ne si familje jemi të kënaqur me punën e avokatëve”, ka thënë ndër tjera ajo.

Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte lëshuar një njoftim se ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili po gjykohet për krime lufte në Hagë, Rexhep Selimi, ka kërkuar që avokati i tij, David Young, të tërhiqet nga ekipi i tij dhe të përfaqësohet nga Geoffrey Roberts, tani bashkavokat në ekipin e mbrojtjes.

Aktakuza e parë kundër ish-krerëve të UÇK-së është konfirmuar më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.

Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika