Bashkësia Islame e Kosovës dhe ajo e Bosnjës e Hercegovinës organizojnë ekspozitë fotografike: Bota kujton Srebrenicën

Bashkësia Islame e Kosovës, në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës, do të organizojë ekspozitën fotografike “Bota kujton Srebrenicën” në Prishtinë, për të kujtuar masakrën dhe gjenocidin e 1995, ku mbi 8,000 burra boshnjakë u vranë.

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) në bashkëpunim me “Rijasetin” e Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës po organizon një ekspozitë të veçantë fotografike me titull “Bota kujton Srebrenicën” në Prishtinë.

Kjo ekspozitë është një nismë për të kujtuar masakrën dhe gjenocidin e Srebrenicës, një nga tragjeditë më të rënda të shekullit XX, ku më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga forcat serbe gjatë korrikut të vitit 1995. Ekspozita do të paraqesë fotografi autentike që ilustrojnë dhimbjen dhe vuajtjet e viktimave, si dhe rrugëtimin e gjatë të kërkimit të drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm kundër njerëzimit.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në bashkëpunim me “Rijasetin” e Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës do të organizojnë një ekspozitë të veçantë fotografike kushtuar masakrës dhe gjenocidit të ndodhur në Srebrenicë. Kjo ekspozitë, e cila do të mbahet në Prishtinë, synon të kujtojë një nga tragjeditë më të dhimbshme të shekullit XX, ku mbi 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga forcat serbe në korrik të vitit 1995.

Ekspozita përmban fotografi autentike që pasqyrojnë dhimbjen dhe vuajtjet e viktimave dhe të mbijetuarve të Srebrenicës, si dhe rrugëtimin e gjatë të kërkimit të drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm kundër njerëzimit”, thuhet në njoftim e BIK-ut.

Kjo ekspozitë jo vetëm që do të rikujtojë vuajtjet e së kaluarës, por gjithashtu do të nxisë reflektimin mbi rëndësinë e kujtesës dhe të drejtësisë për viktimat e Srebrenicës.

“Në këtë ekspozitë të titulluar: “Bota kujton Srebrenicën” janë paraqitur njëmbëdhjetë segmente të gjenocidit. Secili segment paraqet një fazë nëpër të cilën kalua myslimanët boshnjak, me theks boshnjakët lindor, ku ndodhet Srebrenica. Këto njëmbëdhjetë pika përfshijnë: Ndodhitë paraprake, Fushata e spastrimit etnik: 1992, Jeta nën rrethim, Rruga drejt gjenocidit, Marshi i vdekjes, Ekzekutimet, Varrezat masive, Kërkimi për personat e zhdukur, Mohimi, Trashëgimia dhe Triumfalizmi”.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika