Bashkimi Evropian dënon sulmin në Shtërpcë

Bashkimi Evropian ka dënuar plagosjen që ndodhi në Shtërpcë, mbrëmjen e së premtes, ku mbeten të plagosur një fëmijë dhe një i rritur

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Bashkimi Evropian e dënon plagosjen e mbrëmjes të së premtes, në Shtërpcë.

Në një postim në Twitter, Stano u ka uruar të plagosurve shërim të shpejtë.

“Bashkimi Evropian dënon plagosjen e një fëmije dhe një të riu. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë dhe drejtësia të vihet në vend. Personave të plagosur u urojmë shërim të shpejtë”, shkruan Stano.

Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur këtë të premte, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës.

I dyshuari për këtë rast, A.K. i moshës 33-vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës. Për të njëjtin, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka treguar se është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndërkaq, raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

Gjithçka nga plagosja në Shtërpcë (PAMJE)

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika