Bashkimi përjashtohet nga Liga Ballkanike

Klubi i Basketbollit, Bashkimi, është përjashtuar nga Liga Ballkanike me arsyetimin se nuk i ka kryer obligimet ndaj Delasport Balkan League këtë sezon

Klubi i basketbollit Bashkimi është përjashtuar nga Liga Ballkanike.

Kjo e fundit ka njoftuar se klubi kosovar është klubi i tretë që nuk i ka kryer obligimet ndaj Delasport Balkan League këtë sezon dhe nuk do të marrë pjesë në pjesën e mbetur të sezonit 2022-23 në këtë ligë.

“Më 15 dhe 16 mars, na ka arritur një email nga KB Bashkimi, i cili informoi se ‘duket e pamundur për ne të udhëtojmë dhe të zhvillojmë ndeshje ndërkombëtare’. Prandaj, ne nuk shohim asnjë opsion për KB Bashkimi që të jetë pjesë e ligës dhe të marrë pjesë e të luajë vetëm ndeshjet që do t’i luajë në Prizren”, njoftoi drejtori i ligës, Shay Shtriks.

Bashkimi i ka luajtur vetëm 7 nga 12 ndeshjet e këtij sezoni në Ligën Ballkanike, ndërsa së fundmi nuk ishte në gjendje t’i mbulonte shpenzimet për udhëtime dhe angazhime jashtë vendit.

KB Bashkimi skualifikohet nga BIBL sezoni 2022-23. 

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika