Bastisen 12 lokacione të ndryshme – dyshohet për keqpërdorim të pozitës, lidhje të kontratës së dëmshme dhe mashtrim

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se janë kryer kontrolle në pronat e të dyshuarve: H.H, V.M, D.K, L.M, XH.L, A.J, G.SH, B.P, A.M, B.B dhe D.B, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar", “Lidhja e kontratës së dëmshme” dhe “Mashtrimi”

Prokuroria Speciale e Kosovës

Prokuroria Speciale ka dhënë detaje në lidhje me aksionet e sotme të cilat janë realizuar nga Policia e Kosovës.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se janë bastisur 12 lokacione të ndryshme, me qëllim të sigurimit të provave.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, bazuar në urdhër kontrollin  e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot, në orët e hershme ka filluar kontrollin në dymbëdhjetë (12) lokacione të ndryshme, me qëllim të sigurimit të provave”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale njofton se kontrolli është realizuar në pronat e të dyshuarve H.H, V.M, D.K, L.M, XH.L, A.J, G.SH, B.P, A.M, B.B dhe D.B., të cilët në cilësinë e personave zyrtarë, dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Lidhja e kontratës së dëmshme” dhe “Mashtrimi”.

Gjithashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se është keqpërdorur detyra zyrtare, nga zyrtarët e përfshirë në këtë proces, nga faktet se si janë zhvilluar procedurat e përshpejtuara për ndërtimin e katër objekteve afariste dhe banesore, vlera e të cilave kalon 120 milionë euro.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në dymbëdhjetë lokacione të ndryshme, janë sekuestruar prova materiale, të cilat do të jenë të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore si: -17 dosje dhe dokumente që ndërlidhen me rastin – gjashtë laptopë – dy shtëpiza – 11 telefona, dy sim card dhe gjashtë usb.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika