Bastiset një lokacion në Skënderaj, gjenden 120 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Të mërkurën në qytetin e Skënderajt, policia ka gjetur 120 aparate që dyshohen të jenë përdorur për prodhimin e kriptovalutave. Në lidhje me këtë rast është identifikuar një i dyshuar

Aparate për prodhimin e kriptovalutave

Përmes një aksioni të policisë, mbrëmjen e së mërkurës  në qytetin e Skënderajt, janë gjetur 120 aparate që dyshohen të jenë përdorur për të prodhuar kriptovaluta.

Policia e Kosovë, të enjten ka njoftuar se bastisja ka ndodhur në një objekt që gjendej në rrugën “28 nëntori”, në Skënderaj.

“Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohet dhe identifikohet lokacioni, me ç’rast bastisja është realizuar në hapësirat e një objekti në rrugën ’28 Nëntori’ në Skenderaj. Gjatë bastisjes janë gjetur 120 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje më këtë çështje, hetuesit policorë kanë identifikuar një të dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se, lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i çështjes, i cili ka sugjeruar që për hetime të mëtutjeshme të merren autoritetet doganore.

Më katër janar të këtij viti, Ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, kishte marrë vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave, si pasojë e krizës energjetike që kishte kapluar vendin.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika