Bastiset sërish argjendaria në Prishtinë që lidhet me grabitjen në Suharekë

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese po kryejnë përsëri bastisje në argjendarinë në Prishtinë, pas arrestimit të pronarit të saj në lidhje me grabitjen në Suharekë. Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, ka konfirmuar bastisjen dhe ka njoftuar se hetimet vazhdojnë për të kapur edhe personin e arratisur ditë më parë

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese, janë duke kryer përsëri bastisje në argjendarinë në Prishtinë, pronari i së cilës u arrestuar ditë më parë në lidhje me grabitjen në Suharekë.

Bastisjen e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, prokurorja e rastit Ervehe Gashi.

Më tej ajo tha se janë ende në kërkim të personit të arratisur ditë më parë dhe se hetimet janë duke vazhduar.

E pyetur nëse do të ketë edhe të arrestuar të tjerë, ajo është përgjigjur se nuk mund të tregojë arsyjet e bastisjes pasi që mund të dëmtohen hetimet operative.

“E gjitha kjo varet në bazë të rezultateve të hetimeve”, u shpreh ajo.

Ndryshe, dy ditë më parë ishte kryer bastisjes në këtë argjendari e cila ndodhet në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Nga ngjarja e grabitjeve në Suharekë, një person është vrarë, dy policë janë plagosur një është lënduar dhe shtatë të dyshuar janë arrestuar.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika