Bastiset shtëpia e Faruk Mujkës, në një lokacion gjenden 60 mijë euro

Sipas Prokurorisë Speciale, bëhet e ditur se dyshimi se Faruk Mujka dhe Hysen Muzilukaj kanë keqpërdoruar detyrën zyrtare të tyre mbetet evident. Prokruroia kishte pranuar informacione të kësaj natyre në maj të vitit të kaluar. Tashmë Policia e Kosovës ka paraqitur Kallëzim Penal ndaj dy zyrtarëve

Faruk Mujka
Faruk Mujka

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në dy lokacione të dy të dyshuarve, kryeshefit ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka dhe Hysen Muzilukaj, këshilltar i ministrit të Bujqësisë.

Sipas njoftimit, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale, në njërin lokacion janë gjetur 60 mijë euro, duke ngritur dyshimin se të dyshuarit kanë keqpërdoruar detyrën zyrtare të tyre.

“Nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka kryer bastisje në këto dy lokacione, pronë e dy të dyshuarve. Gjatë bastisjes në njërin lokacion, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar shuma e të hollave prej gjashtëdhjetë mijë (60.000.00) euro. Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit F.M dhe H.M, në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës bën të ditur se kishte pranuar informacione për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga dy personat e lartcekur në maj të vitit të kaluar, dhe që atëherë, e njëjta kishte ndërmarrë veprime.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, lidhur me këtë rast njofton opinionin publik se në maj të vitit 2022 ka pranuar informacione, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga dy persona, në atë kohë pjesë e strukturave udhëheqëse në komunën e Mitrovicës së Jugut. Menjëherë pas pranimit të këtyre informacioneve, PSRK ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim mbledhjen e provave. Pas marrjes së informacionit në bazë të autorizimeve të PSRK-së, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore, ndërsa me datë 03.07.2023, ka paraqitur Kallëzim Penal ndaj zyrtarëve me inicialet F.M. dhe H.M., me dyshimin se gjatë kohës sa ishin pjesë e udhëheqësisë në komunën e Mitrovicës së Jugut, gjatë vitit 2021, janë përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’, e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjersa komuna e Mitrovicës udhëhiqej nga kryetari Agim Bahtiri, Mujka shërbente në cilësinë e nënkryetarit dhe atë të kryetarit të LVV-së në qendrën e Mitrovicës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika