Bastiset shtëpia e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla

Ka filluar bastisja në shtëpinë e ish-këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla

Foto: EO

Ka filluar bastisja nga Dhomat e Specializuara në shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi.

Kujtojmë që dje është kryer bastisje në shtëpinë e Artan Behramit, po ashtu ish-këshilltar i Thaçit.

Ish-presidenti Hashim Thaçi dhe Ismail Syla

Teksa para dy ditësh, Specialja ka kryer bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarëve Bashkim Smakaj dhe Blerim Shalës.

Ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami, pas përfundimit të bastisjes së banesës së tij, para mediave ka thënë se bastisje të tilla kanë qëllim frikësimin e qytetarëve.

“Ata nuk vijnë për të marrë diçka por për të tërhequr vëmendje mediale dhe për të ndjellë frikë. Por ne nuk jemi frikësuar as në luftë e as nga regjimi i Millosheviqit e as nuk i frikësohemi as kësaj Prokurorie”, ka thënë Behrami, duke shtuar se janë krenar me punën që kanë bërë me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ndërsa, familjarët e Bashkim Smakajt, ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, janë shprehur të habitur dhe të shqetësuar pas bastisjes së shtëpisë së tyre nga Gjykata Speciale.

Një prej familjarëve ka treguar se nuk e kanë pritur këtë bastisje dhe nuk e dinë arsyen e saktë të saj, duke theksuar se kanë dëgjuar për bastisjet në mediat, por nuk kanë pasur informacione të detajuara mbi arsyet e kësaj bastisjeje.

“Ne nuk dimë asgjë rreth bastisjeve, kemi dëgjuar edhe ne prej mediave. Nuk e kemi pritur këtë bastisje…Deshëm të shkojmë me shiku se çka po bëhet, me i dit arsyet pse, nuk mundemi me hy deri të dalin policia… Zoti Smakaj më ka axhë, unë djalë të vëllait e kam… Nuk besoj që kemi, nuk kemi bërë kurrfarë vepre. Nuk janë të mira këto bastisje, këto janë do akuza të pavërteta, me dëshmitarë të rrejshëm. Gjithkush flet diçka edhe këta i marrin si diçka, po nuk ka asgjë”, ka deklaruar Hetem Smakaj, axha i Bashkim Smakajt.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika