Policia e Kosovës të enjten ka kryer bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në kuadër të hetimeve për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Prokuroria Speciale ka nkonfirmuar se basitsja është realizuar nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), me qëllim të mbledhjes dhe sigurimit të provave për të verifikuar dyshimet e ngritura për renovimin e një objekti të cilin më parë e shfrytëzonte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ndërsa tani është në menaxhim të Ministrisë së Bujqësisë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, zyrtarët publikë të kësaj ministrie dyshohen për disa vepra penale, përfshirë “Keqpërdorim i pozitës zyrtare” sipas nenit 414 të Kodit Penal të Kosovës, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” (neni 415), si dhe “Falsifikimi i dokumenteve” (neni 390).
Prokuroria Speciale ka theksuar se hetimet janë në fazën fillestare dhe se veprimet e mëtejshme do të ndërmerren varësisht nga gjetjet e Policisë.
LEXO EDHE: