Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës ka realizuar një sërë bastisjesh në disa lokacione në Pejë.
Si rezultat i këtyre aksioneve, janë arrestuar dhe ndaluar katër persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale të fajdes, detyrimit dhe rrëmbimit.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Dukagjinin se arrestimet janë bërë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
“Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës ka bastisur disa lokacione dhe janë arrestuar dhe ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit katër persona të dyshuar për veprat penale fajde, detyrim dhe rrëmbim”, ka deklaruar Nikçi.