Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në një lokal në Prishtinë, pas dyshimeve se aty po kryhej shitblerje e narkotikëve.
Gjatë bastisjes, njësitë policore kanë arrestuar një të dyshuar dhe kanë konfiskuar substanca narkotike dhe prova të tjera materiale.
Në vazhdën e hetimeve, policia ka kontrolluar edhe banesën e një të dyshuari tjetër, ku kanë sekuestruar tri armë zjarri, 19 fishekë, pajisje për pastrimin e armëve dhe qese të zbrazëta të përdorura për paketimin e narkotikëve.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë bastisjes në lokal janë gjetur dhe sekuestruar: 15.8 gramë marihuanë (2 qese) – 3.7 gramë kokainë (8 qese) – 22 pilula të dyshuara si ekstazi – Qese të zbrazëta për paketim droge – Një pajisje DVR – Dokumente dhe një telefon.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe ndodhen në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.