Policia mbyll një objekt në veri, dyshohet se ishte institucion ilegal serb

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në objektin te "Tre Rrokaqiejtë" në veri të Mitrovicës, ku dyshohet për falsifikim dokumentesh

Pamje nga objekti i bastisur nga Policia e Kosovës, 26 dhjetor 2024.

Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje te “Tre Rrokaqiejtë” në veri të Mitrovicës, në një objekt ku dyshohej për falsifikim të dokumenteve.

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë, Veton Elshani, ka bërë të ditur se operacioni ka nisur rreth orës 11:00, kur policia asistoi zyrtarët komunalë të Mitrovicës Veriore për verifikimin e pronës.

Gjatë hyrjes në katin e parë të objektit, u intervistuan disa persona, të cilët pohuan se aty ishin punonjës të një institucioni që dyshohej të ishte ilegal.

Pas shqyrtimit të disa dokumenteve, Policia ka njoftuar Prokurorinë e Mitrovicës dhe ka hapur një rast për falsifikim dokumentesh.

Punonjësve iu është lejuar të marrin gjërat personale dhe të largohen nga objekti, ndërsa janë vendosur shirita për të ndaluar qasjen.

“Pas verifikimit të disa dokumenteve ne e kemi njoftu Prokurorin e Mitrovicës dhe kemi hap rast për dyshimin Falsifikim të Dokumenteve. Punëtorët janë leju me i marr gjërat personale dhe me u largu nga aty, ndërsa janë vendos edhe shiritat. Nuk ka persona të arrestuar, ndërsa policia do të verifikoj dokumentacionin që gjendet aty në detaje”, ka theksuar Elshani për Dukagjinin.

Nuk ka pasur arrestime, por policia do të vazhdojë hetimet dhe verifikimin e dokumenteve të gjetura.

Sipas Elshanit, operacioni ka kaluar pa incidente.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika