Bastisje për spiunim për shërbimet ruse në Mal të Zi

Kërkimet janë ende duke u zhvilluar në disa lokacione dhe se deri më tash nuk ka të arrestuar

Foto AP





Të enjten e 29 shtatorit, në Podgoricë të Malit të Zi, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Shtetit, janë duke u kryer disa bastisje nën dyshimin për veprën penale të spiunazhit.

Kështu ka bërë të ditur mediumi publik “RTCG”, lajm ky i cili është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Shtetit, prokurori i shtetit Vukas Radonjiq.

Sipas tij, kërkimet janë ende duke u zhvilluar në disa lokacione dhe se deri më tash nuk ka të arrestuar.

“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe me urdhër të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, policia po kontrollon banesat dhe hapësirat e tjera të disa qytetarëve, për shkak të dyshimit të bazuar se janë kryer veprat penale: krijim i organizatës kriminale dhe spiunazh. Deri më tash nuk është arrestuar askush”, ka thënë Radonjiq.

Ndërkaq, kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka mirëpritur këtë veprim duke thënë se “bëhet fjalë për një aksion ndërkombëtar”.

Sipas Abazoviq, ky aksion ka për qëllim ruajtjen e interesave kombëtare.

Ndryshe, e përditshmja malazeze Vijesti, teksa ka cituar të dhënat e Agjencisë kombëtare të Sigurisë, ka njoftuar se nga këto bastisje janë arrestuar disa shtetas malazezë, nën dyshimin se të njëjtit kanë punuar për shërbimin intelegjent rus.

“Një nga personat e arrestuar, sipas të dhënave të ANB-së, ka punuar për shërbimin rus për më shumë se një dekadë dhe është pjesë e një grupi më të gjerë, anëtarët e të cilit njihen nga ANB-ja”, raportoi Vijesti.

Po ashtu, ky medium nga burimet shkroi se aksioni i ANB-së dhe Prokurorisë Speciale “është vetëm fillimi i aktiviteteve për zbulimin e bashkëpunëtorëve të shërbimeve të huaja inteligjente”.





Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika