Bastisjet e fundit, OVL e UÇK-së sot mban protestë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, pas bastisjeve në banesa private të njëpasnjëshme nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara e EULEX-i, sot do të mbajë protestë ndaj tyre

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë të ditur se sot do të organizojnë protestë për t’i kundërshtuar arrestimet dhe bastisjet e fundit që EULEX i ka bërë me urdhër të Dhomave të Specializuara.

Protesta është paralajmëruar se do të nisë nga ora 12:00 dhe do të mbahet në Fushë-Kosovë para EULEX-it.

“Jeni dëshmitarë që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i, janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve tanë dhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, për gjoja intervistime e duke ua konfiskuar edhe telefonat e tyre personal. Kjo gjë kështu, siç po bëjnë këta të panjohur për ne, po bëhet në shtetin tonë sikur dikur në kohën e pushtuesit dhe institucionet tona vetëm po heshtin. Prandaj, duke pasur parasysh këtë, ne thërrasim protestë kundër ZPS-së dhe EULEX-it, te selia e tyre në Fushë-Kosovë, nesër me datë 15 shtator 2023, ora 12:00. Ju ftojmë që të merrni pjesë në protestë”, ka shkruar Klinaku.

Ndryshe, ditëve të fundit, EULEX-i me urdhër të Dhomave të Specializuara ka sekuestruar telefonat personalë të ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remit, ish-të burgosurit politik, Nait Hasanit, vëllait të luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës, si dhe ka bastisur shtëpinë e heronjve Fahri e Bahri Fazliu.

Ndërkaq, të enjten, EULEX-i ka bastisur shtëpinë e ish-luftëtarit të UÇK-së, Behar Berisha.

Shija e redaktorit

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Të fundit nga rubrika