Batatina: Falë Ligës U 21 nuk kemi nevojë të marrim futbollistë nga Afrika

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina

Formimi i Ligës U 21 nga sezoni i ardhshëm i ka pëlqyer shumë trajnerit të Llapit, Tahir Batatina.

Në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini ai tha fillimisht se “unë i kam 300 fëmijë në akademinë e Llapit. Është shumë me rëndësi që ata të rritën dhe të vijnë te ekipa e parë”.

Batatina po ashtu shtoi “nuk kam nevojë unë të marr lojtar nga Afrika. Kur bëhEt liga U 21 kemi mundësi t’i japim më shumë mundësi djemve të rinjë që kanë potencial dhe të mos marrim lojtarë nga jashtë. Liga U 21 mendoj që është gjëja më e qëlluar”.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diele, me fillim nga ora 22-00. Përveç diskutimeve për futbollin vendor, në vazhdim do të ketë edhe shumë gjëra tjera nga bota e sportit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika