Batatina për Mirlind Dakun: I besova kur të tjerët nuk i besuan

Trajneri i "KF Llapit", Tahir Batatina, ka postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një shkrim pas takimit me Mirlind Dakun. Ai kujton kohën kur transferoi Dakun te Llapi dhe tregon si i besoi Dakut, kur askush nuk i kishte besuar

Trajneri i KF Llapit, Tahir Batatina dhe futbollisti, Mirlind Daku

Tahir Batatina, trajner i klubit futbollistik “Llapi”, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka treguar se është takuar me futbollistin Mirlind Dakun, para se ky i fundit të niset për në Rusi.

Batatina shprehet se është emocionuar kur u përshëndet më Dakun, pasi ka kujtuar ditët kur Mirlind Daku u transferua tek KF Llapi, dhe mbështetjen që i ka dhënë si trajner i ekipit.

“Lindi na bëri krenar së pari mua, pastaj klubin, familjen dhe gjithë Kosovën sepse kur të tjerët nuk i besuan unë ja dhash besimin që sot është një yll i futbollit dhe nga sot fillon misioni i ri për Mirlind Dakun ku do na bëj krenar edhe në skuadrën e re dhe pres që shpejt prap të bëj hapin tjetër tek një skuadër edhe më e madhe evropiane” ka shkruar Batatina.

Mirlind Daku ka nënshkruar kontratë trivjeçare me skuadrën ruse “Rubin Kazan”. Kurse së fundi ishte pjesë e ekipit të Osijek, dhe ishte i huazuar tek ekipi slloven “Mura” ku kishte shënuar 19 gola.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika