Batatina: Së shpejti në Arena “Zahir Pajaziti” zbarkon edhe bomba e verës

Trajneri i "KF Llapit", Tahir Batatina, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se "Klubit Futbollistik Llapi", do t'i bashkohet lojtari me vlerën më të lartë në Superligë, ditët në vijim

Trajner i "KF Llapit", Tahir Batatina

Tahir Batatina, tranjer i “KF Llapit”, duket se po kalon një verë të ngarkuar. Ai dhe ekipi i Llapit nuk kanë të ndalur duke transferuar lojtarë të rinj në ekip.

Është vetë Batatina, ai i cili përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, bënë të ditur se pjesë e “KF Llapit” do të jetë edhe lojtari me vlerën më të lartë në Superligë.

“Së shpejti në Arena ‘Zahir Pajaziti’ zbarkon edhe bomba e verës, sulmuesi me vlerën më të lartë në Superligë, prezantimi i të cilit bëhet së shpejti dhe do të jetë ekskluzivisht për ‘Legjendat’ dhe tifozët tanë llapjanë”, ka shkruar Batatina.

Duket se Tahir Batatina, përmes këtyre transferimeve të lojtarëve, po synon arritjen e objektivave, ku gjithashtu shprehet se serioziteti i tyre është dëshmuar dhe po vazhdojnë drejt realizimit të qëllimeve.

Këtë verë “KF Llapi” ka ndërprerë bashkëpunimin me disa lojtarë, si dhe ka filluar bashkëpunim me disa tjerë. Ndër lojtarët që i janë bashkuar ekpit të “KF Llapit” janë Muhamet Hyseni dhe Ergyn Ahmeti.

 

“KF Llapi” ka bërë ndryshime edhe në staf. Mentor Zhdrella është emëruar drejtor i ri ekzekutiv i “KF Llapit”, i cili nuk ka shumë kohë që u pensionua nga futbolli.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika