Bayern Munich vendos afatin e fundit për t’i dhënë fund sagës së transferimit të Lewandowskit

Klubi dëshiron të qartësoj të ardhmen e sulmuesit polak. Pritet që negocitatat të fillojnë në ditët e ardhshme

Lewandowski

Situata e Robert Lewandowskit ka arritur në pikën që internacionali polak donte të shmangte.

Sulmuesi i Bayern Munich duhej të paraqitej në mjediset e klubit për t’u bashkuar me kampin stërvitor para-sezonal të bavarezëve, pavarësisht faktit se ai ka përsëritur në shumë raste synimin e tij për t’u larguar nga kampionët e Bundesligës.

Lewandowski ka kaluar kontrollet mjekësore dhe ai është planifikuar të stërvitet të mërkurën në orën 10:00.

Të gjithë e dinë se kjo nuk është ajo që ai dëshiron, por sulmuesi polak nuk është i gatshëm të rebelohet dhe të kapërcejë përgatitjet para-sezonale të ekipit të tij.

Ai ka besim se së shpejti do të arrihet një marrëveshje mes Barcelonës dhe Bayern Munich.

Lewandowski e kupton se ai ka bërë gjithçka që mundej për t’u bashkuar me Blaugrana dhe tani është radha e Barcelonës për të bërë një lëvizje.

Bayern Munich dëshiron që ai të qëndrojë, por ata nuk do ta detyrojnë atë ta bëjë këtë dhe e kanë vendosur çmimin e tij në 50 milionë euro

Synimi i Barcelonës është të shpenzojë më pak se kjo, por kampionët e Bundesligës nuk duken të gatshëm të negociojnë.

Në çdo rast, Bayern Munich dëshiron të gjejë një zgjidhje përpara të shtunës, kur ekipi do të paraqitet.

Klubi nuk dëshiron fërkime midis Lewandowskit dhe tifozëve kur të nisë sezoni dhe ata po kërkojnë të qartësojnë të ardhmen e tij këtë javë. Negociatat pritet të intensifikohen në ditët e ardhshme, ndërsa Xavi Hernandez dëshiron gjithashtu që një zgjidhje të gjendet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Nga këndvështrimi i tij si trajner, ai dëshiron që sulmuesi t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur dhe madje të jetë në gjendje të bashkohet me turneun para-sezonat amerikan të Barcelonës.

Blaugrana largohet këtë fundjavë për në Miami, ndërsa ata fillojnë aventurën e tyre jashtë vendit dhe Xavi do të ishte i ngazëllyer të shihte Lewandowskin duke udhëtuar me të njëjtin aeroplan si pjesa tjetër e ekipit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika