Bazë e NATO-s në portin e Durrësit, Rama do të takojë Stoltenberg në Bruksel

Durrësi pritet të bëhet me një bazë të re të NATO-së, gjë e cila pritet të konkretizohet pas takimit të dy zyrtarëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi rama dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, më 13 korrik në Bruksel.

Ky takim ishte paralajmëruar pak ditë më parë nga kryeministri Rama, i cili tha se në takim do të diskutohet lidhur me bazën e re të NATO-s në portin e Durrësit.

Përgjatë diskutimeve me gazetarët, Rama ka bërë të ditur se NATO-ja pritet të vendosë një bazë ushtarake në portin e ri të Durrësit. Ky port do të ketë një vlerë të madhe strategjike për Shqipërinë.

“Kemi folur për projektin tonë, do të rikthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes, por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e Durrësit, që do jetë në Porto Romano dhe që përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet të ketë edhe një pjesë ushtarake”, ishte shprehur Rama disa ditë më parë, transmeton “EURONEWS”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika