Baze për këshilltarët e Kurtit nga Shqipëria: Paguhen për ta futur në luftë Kosovën me perëndimin

Gazetari Mero Baze ka shkruar se tre këshilltarët e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga Tirana paguhen për të futur në luftë Kosovën me perëndimin. Ai gjithashtu ka thënë se Kurti ka ankesa në kryeministrin e Shqipërisë i cili synon për ta afruar Kosovën me Perendimin

Gazetari nga Shqipëria, Mero Baze, ka shkruar se tre këshilltarët e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që vijnë nga Tirana, paguhen për ta futur në luftë Kosovën me perëndimin.

Baze ka thënë gjithashtu se Kurti ka ankesa në homologun e tij në Tiranë.

“Albin Kurti ka tre këshilltarë nga Tirana që i paguan në Prishtinë, për të futur në luftë Kosovën me Perëndimin dhe ankohet nga kryeministri i Shqipërisë që do ta mbajë Kosovën në aleancë me Perëndimin. Kaq e thjeshtë është.” ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Kjo nuk është kritika e vetme e gazetarit për kryeministrin kosovar, në një artikull të tij, ai ka shkruar se Albin Kurti është një delirant i rrezikshëm, i cili nuk do që të bëhet pjesë e historisë së Kosovës që është krijuar, por do që Kosova të jetë pjesë e historisë së tij si politikan.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika