BBC shkruan për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë në Veri: A është e përfshirë Rusia?

E përditshmja britanike “BBC”, ka shkruar për tensionet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë, duke i përfshirë zhvillimet në Veri të Mitrovicës, ku të dielën e 31 korrikut u bllokuan rrugët nga qytetarët serbë në disa vendkalime kufitare, si pasojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave dhe të dokumenteve

Rrugët e bllokuara nga barrikadat në Veri

Ndonëse marrëdhëniet midis Qeverisë së dominuar nga shqiptarët dhe pakicës serbe kanë qenë të tensionuara prej vitesh në Kosovë, të njëjtat janë rindezur sërish.

Kështu shkruan BBC, për zhvillimet e fundit në Veri të Mitrovicës, ku siç raporton e përditshmja britanike tensionet kaluan në mosbindje civile.

Kjo për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave dhe atij të dokumenteve, me Serbinë.

Një ditë para vendimit, në veriun e Mitrovicës u ndezën sirenat, qytetarët serbë kishin barrikaduar rrugët dhe kishin shtënë me armë zjarri. E gjithë kjo si shenjë proteste.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës shtyu zbatimin e rregullave të reja për një muaj.

Kjo pas kërkesës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Por a është e përfshirë këtu Rusia?

BBC teksa ka shkruar për ngjarjen, ka theksuar qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, nga e cila thotë se Serbia po nxit tensione etnike dhe Rusia po e mbështet atë.

Pas pushtimit rus në Ukrainë, Serbia refuzoi t’i bashkohej regjimit të sanksioneve të vendeve të tjera evropiane.

Në vend të kësaj, në maj presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nënshkroi atë që ai tha se ishte një marrëveshje e favorshme gazi me presidentin rus, Vladimir Putin.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, fajësoi për tensionin në Kosovë autoritetet kosovare që vendosin “rregulla të pabaza diskriminuese”.

Një deputet nga partia e Vuçiç-it tha se Serbia së shpejti do të detyrohet të fillojë “denazifikimin e Ballkanit” – duke përdorur të njëjtën gjuhë që presidenti Putin përdori për të justifikuar pushtimin e tij në Ukrainë. Më vonë ai kërkoi falje për fjalët e tij.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Putin mund ta përdorë Kosovën për të zgjeruar konfliktin aktual në Ukrainë dhe për të destabilizuar më tej Evropën.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika