BDI: Mirëpresim faktin që institucionet vendore kanë nisur ndjekjen e emrave të sanksionuar nga SHBA-të

Nga BDI në një kumtesë për media thonë se e mirëpresim faktin që institucionet vendore kanë nisur ndjekjen e emrave të sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Nga kjo parti thonë se ky është një hap që tregon reflektim, veçanërisht pasi të njëjtët aktorë politikë më parë e kishin bllokuar ligjin për kufizimet për të sanksionuarit.

“Megjithatë, drejtësia nuk mund të ndalet këtu. Nëse me të vërtetë ka filluar një proces për t’i dhënë fund abuzimeve dhe korrupsionit, atëherë ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës, i paanshëm dhe i drejtë. Shembulli më i qartë i një drejtësie të paplotë është figura e ish-zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, i cili, ndonëse i futur në listë të zezë, vazhdon të zhvillojë bizneset e tij “më mirë se kurrë”.

“Nëse institucionet janë të përkushtuara ndaj drejtësisë, atëherë edhe ai duhet të jetë pjesë e këtij procesi, sepse drejtësia selektive krijon përshtypjen e një gjuetie politike dhe supremacie etnike. BDI kërkon një proces të barabartë dhe transparent. Nuk duhet lejuar që kjo situatë të perceptohet si një mjet për instrumentalizim politik apo për thellimin e ndasive etnike”.

“Çdo abuzim me pushtetin, pavarësisht përkatësisë politike apo etnike, duhet të marrë përgjigjen e merituar nga drejtësia. Qytetarët presin një shtet ku drejtësia trajton të gjithë njësoj. Kjo nuk është vetëm çështje llogaridhënieje – është themeli për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë. BDI mbetet e palëkundur në kërkesën për drejtësi dhe barazi, duke mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, thonë nga BDI./Telegrafi

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll...

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

Të fundit nga rubrika