BE bën thirrje për progres në zbulimin e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Përfaqësues të BE-së dhe shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, kanë bërë thirrje për përparim të dukshëm në zbulimin e fatit të personave të zhdukur në Kosovë

Foto marrë nga REL. Armend Nimani

Në një deklaratë të përbashkët, përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog dhe shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, kanë bërë një thirrje për përparim të dukshëm në zbulimin e fatit të personave të zhdukur në Kosovë.

Ata kanë rikujtuar numrin prej 1 mijë e 616 personave të zhdukur me forcë në Kosovë dhe kanë theksuar të drejtën e plotë të familjeve të tyre për të ditur të vërtetën rreth fatit të të dashurve të tyre.

Lajçka ka përmendur edhe marrëveshjen e vitit 2023, të quajtur “Deklarata e Përbashkët për Personat e Zhdukur,” e nënshkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Kosova dhe Serbia kanë shumë punë për të bërë për të siguruar zbatimin e plotë të zotimeve përkatëse në fushën e personave të zhdukur dhe për të rritur bashkëpunimin në identifikimin e vendeve të varrimit dhe kryerjen e gërmimeve”, ka deklaruar Lajcak.

Në këtë kontekst, deklarata, sipas tij, po ashtu thekson rëndësinë e punës së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) për lehtësimin e bashkëpunimit midis palëve në çështjen e personave të zhdukur. Për ta ndihmuar këtë proces, është parashikuar krijimi i një Komisioni të Përbashkët, i kryesuar nga Bashkimi Evropian dhe i vëzhguar nga KNKK-ja.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka theksuar ndihmën e BE-së për familjet që presin të mësojnë fatin e të dashurve të tyre.

Ai ka theksuar rolin e një projekti të financuar nga BE-ja, i zbatuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe Kosovo 2.0, që ka çuar në publikimin e një raporti të qasshëm në lidhje me sfidat e gjetjes së personave të zhdukur.

Po ashtu, sipas tij, BE-ja ka ofruar trajnime dhe pajisje për Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës për të ndihmuar në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur.

Shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka bërë të ditur se misioni ka kryer 746 operacione terreni për gjetjen e personave të zhdukur, duke përfshirë 200 zhvarrime.

Kjo, sipas tij, ka çuar në identifikimin e eshtrave të 492 individëve, duke përfshirë 339 persona të zhdukur.

“Që nga fillimi i mandatit të EULEX-it deri më sot, EULEX-i ka kryer 746 operacione terreni për gjetjen e personave të zhdukur, duke përfshirë 200 zhvarrime. Eshtrat e 492 individëve janë identifikuar, duke ku përfshihen 339 persona të zhdukur”, ka deklaruar ai.

Barbano ka shprehur përkushtimin e EULEX-it për të vazhduar këtë punë dhe për të ofruar përgjigje familjarëve të personave të zhdukur.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika