BE bën thirrje për qetësi mes izraelitëve dhe palestinezëve

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka dënuar përshkallëzimin e dhunës në mes të Izraelit dhe palestinezëve

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka dënuar përshkallëzimin e dhunës në mes të Izraelit dhe palestinezëve. Më 8 prill, Borrell u bëri thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përmbajtje dhe të promovojnë qetësi gjatë festave fetare.

Tensionet izraelito-palestineze u rritën pasi një turist italian u vra dhe pesë të tjerë u plagosën, pasi një makinë shtypi këmbësorët në Tel Aviv më 7 prill. Kjo ngjarje ndodhi pas një sulmi me armë zjarri në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku u vranë dy motra izraelite.

“Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten. Në të njëjtën kohë, çdo përgjigje duhet të jetë proporcionale. BE-ja bën thirrje për ndarje të menjëhershme të dhunës. Çdo gjë duhet të bëhet për të parandaluar që konflikti të përhapet”, ka thënë Borrell përmes një deklarate.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale, të shmangin përshkallëzimin e mëtejmë dhe të promovojnë qetësi gjatë festave fetare”, ka thënë tutje Borrell.

Gjatë këtij muaji janë disa festa fetare, sikurse Muaji i shenjtë i Ramazanit, Pashkët hebreje dhe ato krishtere. REL

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika