Të hënën e 30 majit, u organizua një tryezë diskutimi për themelimin e Fondit të Konfiskimit në Kosovë organizuan një tryezë diskutimi lidhur me themelimin e Fondit të Konfiskimit në Kosovë nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, përmes projektit PECK III.
Nga një njoftim për media thuhet se se kjo ngjarje është shfrytëzuar për të diskutuar për koncept dokumentin rreth themelimit të fondit. Dokumenti për themelimin e fondit është përgatitur nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës dhe paraqet praktikat më të mira ndërkombëtare
“Ndonëse vlera e përgjithshme e pasurive të konfiskuara në Kosovë është margjinale, puna për themelimin e Fondit të Konfiskimit është një hap në drejtimin e duhur dhe një detyrim që buron nga Agjenda për Reforma Evropiane II e Kosovës”, ka thënë udhëheqës i Seksionit për Sundimin e Ligjit, të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet Ligjore në Zyrën e BE-së në Kosovë, Jarmo Helppikangas.
“Themelimi i Fondit është i rëndësishëm pasi që do të mundësoj që pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme dhe më pas të konfiskuara të shfrytëzohen për përfitime të shoqërisë. BE-ja dhe Këshilli i Evropës presin të punojnë me institucionet e Kosovës për themelimin e këtij Fondi”, ka shtuar Jarmo Helppikangas.
Në këtë debat kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës, përfaqësuesit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Agjencitë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, agjencitë për zbatimin e ligjit, shoqërisë civile, në debat morën pjesë edhe partnerët ndërkombëtarë.