BE do t’i japë Ukrainës 18 miliardë euro ndihmë financiare për vitin 2023

Bashkimi Evropian do të ndajë 18 miliardë euro për Ukrainën në vitin 2023. Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, paratë pritet të vijnë nga BE, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera perëndimore 

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar se BE-ja do t’i japë Ukrainës deri në 18 miliardë euro ndihmë financiare gjatë gjithë vitit 2023 për të mbuluar nevojat themelore buxhetore të vendit të shkatërruar nga lufta.

“Është shumë e rëndësishme që Ukraina të ketë një fluks të parashikueshëm dhe të qëndrueshëm të të ardhurave,” ka thënë von der Leyen në fund të takimit dy-ditor të liderëve të BE-së në Bruksel.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fillim të këtij muaji ka thënë që vendit të tij do t’i duhen rreth 55 miliardë dollarë për të mbajtur deficitin buxhetor të vitit të ardhshëm dhe për të riparuar infrastrukturën e dëmtuar.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vlerësuar se, për vitin 2023, Ukrainës do t’i nevojiten ndërmjet 3 deri në 4 miliardë euro ndihmë të huaj në baza mujore për të mbajtur shërbimet e saj publike në funksion në sfondin e pushtimit rus, raporton euronews.

Paratë pritet të vijnë nga BE, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera perëndimore, së bashku me institucionet financiare ndërkombëtare.

Ndihma financiare pritet të vijë nga BE, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera perëndimore

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika