Bashkimi Evropian ka konfirmuar për Dukagjinin se do të shqyrtojë masat e vendosur ndaj Kosovës vitin e kaluar.
Ani se kanë kritikuar mënyrën se si ka ardhur deri te votimi në katër komunat veriore, përfshirë vendosjen e kamerave nga KQZ-ja por edhe bojkotin nga serbët, sidomos moslejimin që shkollat të përdorën si qendra votimi.
“BE-ja shpreh keqardhje që serbët e Kosovës në veri e kanë humbur mundësinë që të ushtrojnë të drejtën e tyre që të votojnë dhe zgjedhin kryetarët që me të vërtetë do t’i përfaqësonin. Rezultati nuk kontribuon për të ulur tensionet dhe për t’i hapur rrugë rikthimit të serbëve në institucionet e Kosovës, që është esenciale për normalizim të raporteve. Sa i përket masave, në përputhje me konkluzionet e 12 dhjetorit 2023, Këshilli do të diskutojë masat e BE-së duke u bazuar në një raport të Përfaqësuesit të Lartë mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit Peter Stano.