BE e gatshme të organizojë takimin Kurti -Vuçiq kur të ketë kushte

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar se BE-ja është gjithmonë e gatshme për të qenë mikpritëse e një takimi të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por vetëm nëse ekzistojnë kushte dhe nëse të dyja palët pajtohen për këtë

Flamuj të Bashkimit Evropian

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka komentuar mundësinë e një takimi të mundshëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka deklaruar se BE-ja është gjithmonë e gatshme për të qenë mikpritëse e një takimi në nivel të lartë, në kuadër të dialogut mes dy palëve, por vetëm nëse ekzistojnë kushte dhe nëse të dyja palët pajtohen për këtë.

“Natyrisht, ne jemi gjithmonë të gatshëm të jemi mikpritës të takimit në nivel të lartë, në kuadër të dialogut mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, kur të ketë kushte, dhe kur të dy ata të pajtohen për diçka të tillë”, ka deklaruar ai në një konferencë për media.

Stano ka shtuar se në këtë fazë, më e rëndësishmja është që tensionet në terren të zvogëlohen dhe të ndërmerren hapa konkretë për ta çuar përpara dialogun.

Për këtë arsye, sipas tij, BE-ja ka dërguar përfaqësuesin e saj të posaçëm, Miroslav Lajçak, i cili pasi të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin, do të raportojë te Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

“Por, në këtë fazë, gjëja më e rëndësishme është që të ulen tensionet në terren dhe të ndërmerren hapa konkretë.Dhe pikërisht për këtë, ne e kemi të dërguarin e posaçëm të BE-së Lajçak. Ai pasi të jetë në Prishtinë dhe Beograd, do të raportojë te përfaqësuesi i Lartë, Borrell, e përfaqësuesi i Lartë do t’i njoftojë vendet anëtare për t’i vendosur për hapat e mëtejmë” ka thënë Stano.

Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vizitojnë të hënën Kosovën dhe të martën Serbinë, me qëllim të uljes së tensioneve të ditëve të fundit në veri të Kosovës.

Stano ka theksuar se vizita Lajçakut dhe Escobarit në Kosovë dhe Serbi kanë si qëllim të vazhdojnë punën për zbatimin e thirrjeve evropiane dhe amerikane për të ulur tensionet dhe të ndërmerren hapa drejt zgjidhjeve të qëndrueshme.

Ai ka shtuar se platforma për këtë zgjidhje të qëndrueshme është dialogu i lehtësuar nga BE-ja.

Kujtojmë se, serbët janë duke vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, edhe këtë të hënë më 5 qershor.

Ata po protestojnë rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Ministria e Punëve të Brendshme e ka publikuar numrin e sulmeve të “milicisë fashiste” ndaj mediave, pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës e qytetarëve në veri të Kosovës.

Sipas njoftimin të MPB-së, në protestat e organizuar nga kjo “milici fashiste” në veri të vendit ka pasur 21 sulme ndaj mediave, 6 zyrtarë të lënduar të policisë, 30 ushtarë të KFOR-it dhe 2 qytetarë janë rrahur brutalisht.

Gjithasht, dy vetura të policisë janë djegur plotësisht dhe 7 të tjera janë dëmtuar.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika