Të shtunën e 23 prillit, negociatorët nga Parlamenti Evropian dhe 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian(BE) kanë arritur një marrëveshje, e cila i detyron platformat sociale si Facebook, Twitter dhe Google që të menaxhojnë gjuhën e urrejtjes dhe të bëjnë shmangien e dezinformatave.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në Twitter e ka përshkruar marrëveshjen si “historike”, e cila do të ketë shtrirje përtej Evropës.
Today’s agreement on #DSA is historic.
Our new rules will protect users online, ensure freedom of expression and opportunities for businesses.What is illegal offline will effectively be illegal online in the EU.
A strong signal for people, business & countries worldwide.— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 23, 2022
“Rregullat e reja do të mbrojnë përdoruesit online, do të sigurojnë liri të shprehjes dhe mundësi për bizneset”, ka shkruar von der Leyen.
“Çka është joligjore jashtë internetit do të jetë joligjore edhe në botën virtuale në Bashkimin Evropian”, ka thënë ajo.
Ajo e ka përmbyllur këtë postim me këtë fjali “Një sinjal i fuqishëm për njerëzit, bizneset dhe shtetet në gjithë botën”.
Kjo marrëveshje përbën hapin më të madh të bllokut evropian në këtë fushë në 20 vjetët e fundit. Kjo ujdi nënkupton që kompanitë duhet t’iu shmangen përmbajtjeve të dëmshme, siç është dezinformimi për Coronavirusin, si dhe duhet të prezantojnë protokolle për të bllokuar përhapjen e materialeve të rrezikshme gjatë krizave sikurse në kohën e pandemisë.
Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE-së tani duhet të miratojnë legjislacionin e ri, para se të nisë periudha tranzitore 15 mujorëshe, e cila i hap rrugën zbatimit të kësaj marrëveshjeje.