BE-ja bën plane nëse i ndalet gazi rus

Sipas Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Rusia është duke përdorur energjinë si mjet lufte dhe kështu, po e shantazhon Evropën gjatë kursit të agresionit rus në Ukrainë

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Komisioni Evropian ka propozuar një zvogëlim vullnetar prej 15 për qind të përdorimit të gazit rus për vendet e Bashkimit Evropian, në rast se ndalen furnizimet në Evropë.

Sipas Presidentes së Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, Rusia po përdor energjinë si mjet lufte.

“Ne duhet të përgatitemi për ndalje totale të gazit rus, dhe ky është skenar i mundshëm”, ka thënë von der Leyen para gazetarëve më 20 korrik.

Unioni evropian ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, pas nisjes së sulmit të paprovokuar në Ukrainë më 24 shkurt.

Këto masa kanë nxitur Moskën që të zvogëlojë sasitë e energjisë që çon në disa vende të BE-së.

“Rusia është duke na shantazhuar ne. Rusia është duke e përdorur energjinë si armë. Prandaj, në çfarëdo rasti, qoftë i pjesshëm, ndalje e madhe, apo ndalje totale e gazit rus, Evropa duhet të jetë gati”, ka thënë von der Leyen, shkruan REL.

Sipas këtij propozimi, zvogëlimi prej 15 për qind do të mund të zgjasë nga 1 gushti deri më 31 mars, dhe do të kalkulohet në bazë në të mesatareje përdorimi që është raportuar në periudhën e njëjtë të viteve 2016-2021.

Komisioni mund ta bëjë këtë cak si të detyrueshëm, nëse vlerëson se ka rrezik të madh të ndaljes së gazit për BE-në.

Për t’u miratuar, propozimi duhet të ketë një shumicë prej 15 anëtarëve – nga 27 sa janë në total – apo mbështetje nga vendet që përfaqësojnë të paktën 65 për qind të popullsisë së bllokut.

Diplomatët evropianë do të diskutojnë këtë propozim më 22 korrik, me mundësi të miratimit të tij në një takim tjetër të ministrave të Energjisë më 26 korrik.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar për fuqinë që mund të ketë presidenti rus, Vladimir Putin, nëse e kthen energjinë në armë dhe bllokon ekonomitë e bllokut evropian.

“Ndalesa e pjesshme e gazit është duke ndikuar tashmë në rritjen ekonomike evropiane, andaj një ndalesë totale do të ishte shumë më e rëndë”, ka thënë FMN.

Sipas këtij institucioni, bruto-prodhimi i brendshëm (GDP) në vendet anëtare të BE-së, sikurse Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke, mund të tkurret deri 6 për qind.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika