BE-ja bën thirrje për armëpushim për të lejuar ndihmën në Gaza

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje për "korridore dhe pauza humanitare" për të lejuar që ndihma të arrijë civilët në Gaza

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) kanë dërguar një mesazh për ndihmë humanitare në Gazë, duke kërkuar pushime dhe korridore të sigurta për të mundësuar ndihmën te civilët që vuajnë në këtë zonë.

Kjo deklaratë erdhi në një samit në Bruksel, ku liderët e 27 vendeve të BE-së shprehen shqetësimin e tyre për përkeqësimin e situatës humanitare në Gazë.

Në deklaratën e tyre, udhëheqësit e BE-së theksuan nevojën për qasje dhe ndihma humanitare të vazhdueshme, të shpejta, të sigurta dhe të papenguara, që të mundësojë arritjen e ndihmës te ata që kanë më shumë nevojë.

Deklarata e tyre, sipas raportimit të BBC-së, ka thënë se Këshilli Evropian “përsërit dënimin e tij në termat më të ashpër të mundshëm të Hamasit për sulmet e tij brutale dhe pa dallim terrorist në të gjithë Izraelin”.

“Përdorimi i civilëve si mburoja njerëzore nga Hamasi është një mizori veçanërisht e mjerueshme”, thuhet tutje në deklaratë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se mbi 7.000 palestinezë janë vrarë në konflikt, ndonëse kjo shifër nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Ushtria izraelite ka thënë se po i sulmon vetëm shënjestrat e militantëve dhe e ka akuzuar Hamasin se po vepron në mesin e civilëve, në Gazën me popullsi të dendur.

Konflikti është duke kërcënuar me përhapje të luftës në rajon.

Hezbollahu, aleat i Hamasit në Liban, por që përkrahet nga Irani, ka shkëmbyer disa herë zjarr me Izraelin në zonën kufitare.

Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë kapacitetin e Hamasit për të qeverisur në Gazë, apo për ta kërcënuar Izraelin në të ardhmen, por ka thënë se nuk synon që ta pushtojë sërish Gazën, prej së cilës i ka tërhequr trupat më 2005.

Benny Gantz, gjeneral i pensionuar dhe anëtar i Kabinetit të luftës në Izrael, ka thënë se ofensiva tokësore do të jetë vetëm një fazë në procesin e gjatë, që përfshin aspektet sigurie, politike dhe sociale, që do të zgjasë me vite”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika